Pandemia e COVID-19 ka prekur jetën e njerëzve në shkallë shumë të madhe, direkt (nga infeksionet) dhe indirekt (nga çorganizimi i jetës së përditshme). Ne dëshirojmë t'ju ftojmë të merrni pjesë në anketën tonë. COVID-19, personaliteti dhe cilësia e jetës: Vetë – përmirsimi në kohën e pandemisë është një projekt ndërkombëtar për atë se çfarë janë besimet e njerëzve në lidhje me koronavirusin, atë që ata ndjejnë, mendojnë dhebëjë në lidhje me pandeminë dhe si është i lidhur personaliteti i tyre me reagimet e tyre. Koordinator i projektit është Prof. Magdalena Zhemojtel-Piotrowska, Universiteti Kardinal Stefan Wyszynski në Varshavë, Poloni, Qendra Psikologjike Ndër-Kulturore. Lista e bashkëpunëtorëve tanë kombëtar mund të gjendet në Qendrën Psikologjike Ndër-Kulturore CSWU: https://www.crossculturalpsychlab.com/ , Research Gate: https://www.researchgate.net/project/COVID-19-personality-and-quality-of-life-Self-enhancement-in-the-time-of-pandemic

Qëllimi i këtij studimi është të bëjë një inventar gjithëpërfshirës të reagimeve emocionale dhe njohëse (kognitive) të njerëzve ndaj pandemisë COVID-19.

Nëse pajtoheni të merrni pjesë:
- Studimi do të zgjasë përafërsisht 20-30 minuta
- Ju duhet të jeni të paktën 18 vjeç
- Juve do t'ju kërkohet të raportoni moshën, seksin, përkatësinë etnike, përkatësinë fetare dhe statusin ekonomik të familjes tuaj. Do të pyesim edhe për qytetin tuaj të vendbanimit (vendndodhjen) pasi ky informacion është i rëndësishëm për analizat tona. Studimi është anonim, dhe të gjitha të dhënat do të përdoren vetëm për analiza të përbashkëta.

Nëse pranoni të merrni pjesë, ju lutemi klikoni në opsionin "Unë pajtohem" më poshtë. Nëse vendosni të mos merrni pjesë, klikoni "Unë nuk pajtohem" ose mbyllni shfletuesin.